Thellësi, strukturë dhe elegancë nga Lundra
Cabernet Sauvignon Premium përfaqëson shprehjen më të përqendruar dhe ambicioze të këtij varieteti në Kantinën Tufa. I prodhuar vetëm në vite me cilësi të lartë dhe nga parcela të përzgjedhura të vreshtave të Lundrës, kjo verë pasqyron fuqinë natyrore të Cabernet Sauvignon-it të kombinuar me elegancën dhe kompleksitetin që vjen nga maturimi i gjatë. Ky është një Cabernet me identitet të fortë territorial, strukturë të thellë dhe potencial të lartë maturimi.
Rrushi vjen nga parcela të përzgjedhura në kodrat e Lundrës, rreth 260 metra mbi nivelin e detit, me ekspozim jug-perëndimor. Ky pozicion siguron ndriçim optimal gjatë ditës dhe freski natën, duke favorizuar pjekje të ngadaltë dhe të plotë fenolike. Ndikimi i rrymave ajrore detare dhe afërsia me malin e Dajtit krijojnë një mikroklimë të balancuar, që ruan aciditetin natyror dhe zhvillon kompleksitet aromatik. Toka argjilo-gëlqerore, me prani gurësh dhe sedimentesh gëlqerore, i jep verës strukturë solide, mineralitet dhe aftësi të lartë për maturim afatgjatë.
Vjelja kryhet ekskluzivisht me dorë në fund të shtatorit – fillim tetori, vetëm nga hardhi të përzgjedhura dhe me rendiment të kufizuar. Monitorimi i vazhdueshëm i pjekurisë fenolike dhe seleksionimi rigoroz i tufave sigurojnë përqendrim maksimal, cilësi të lartë të frutit dhe bazën strukturore për një verë Riserva.
Fermentimi zhvillohet për 12–15 ditë në tanke çeliku inoks, në temperaturë të kontrolluar 25–28°C. Macerimi i zgjatur dhe i kontrolluar mundëson nxjerrjen e ngjyrës së thellë, taninëve të qëndrueshme dhe kompleksitetit aromatik. Fermentimi malolaktik kryhet plotësisht, duke i dhënë verës butësi, harmoni dhe integrim të plotë të strukturës.
Vera maturohet për 36 muaj në barrik lisi francez, pjesërisht të rinj dhe pjesërisht të përdorur, për të ruajtur ekuilibrin mes drurit dhe frutit. Ky maturim i gjatë i jep verës thellësi, elegancë dhe kompleksitet, pa mbizotëruar karakterin varietal. Pas maturimit në barrik, vera vazhdon zhvillimin edhe në shishe për disa muaj përpara daljes në treg.
Cabernet Sauvignon Riserva është një verë e fuqishme, komplekse dhe elegante:
Cabernet Sauvignon Riserva është ideal për gatime me intensitet të lartë shijeje. Rekomandohet të shërbehet në temperaturë 18°C, me dekantim 1–2 orë përpara konsumit.
Përshtatet në mënyrë ideale me:
Viti: 2021
Alkooli: 15.0%
Aciditeti total: ~6.0 g/L
Sheqerna reduktues: < 1 g/L
SO₂ total: 125 mg/L