Freski, pastërti dhe elegancë në gotë
Në këtë verë të bardhë, rrushi flet vetë. Chardonnay i Kantinës Tufa është një interpretim i freskët dhe i sinqertë i këtij varieteti ndërkombëtar, i kultivuar me kujdes në vreshtat kodrinore dhe vinifikuar pa ndërhyrje të drurit, për të ruajtur identitetin frutor dhe strukturën minerale të kombinuar varietet-territor. Kjo verë pasqyron harmoninë mes klimës mesdhetare dhe tokës së pasur, duke ofruar një shprehje elegante për dashamirësit e verës së bardhë.
Rrushi vjen nga një parcelë e përzgjedhur në kodrat e familjes Tufa në Lundër, në lartësi 280–310 m mbi nivelin e detit. Ekspozimi juglindor siguron ndriçim optimal dhe freski gjatë natës, duke ruajtur aciditetin natyror dhe zhvillimin aromatik. Toka argjilo-gëlqerore me rërë të lehtë ofron drenazh të shkëlqyer dhe mineralitet të ndjeshëm, një element kyç për karakterin e kësaj vere.
Rrushi vilet në orët e para të mëngjesit për të ruajtur freskinë dhe transportohet menjëherë në kantinë. Ky proces garanton pastërtinë dhe tipicitetin varietal.
Pas një presimi të butë, mushti ftohet dhe dekantohet natyrshëm për 12 orë. Fermentimi kryhet në tanke çeliku inox, në temperaturë të kontrolluar 15–16°C, për të ruajtur aromat delikate të varietetit. Vera qëndron 3 muaj mbi llumin e vet të imët (sur lie), me përzierje të lehta periodike (batonnage) në temperatura të ulëta, për të rritur strukturën dhe kompleksitetin natyror.
Pas fermentimit mbi llum, vera filtrohet lehtë dhe ruhet në tanke inox për 4–5 muaj. Më pas shishet dhe qëndron minimalisht 2 muaj në shishe, për të arritur harmoni dhe stabilitet para daljes në treg. Ky proces ruan freskinë, tipicitetin varietal dhe ekuilibrin natyror të verës.
Chardonnay është e freskët, elegante dhe harmonike:
Chardonnay është shumë fleksibël dhe gastronomik: rekomandohet të shërbehet në 8–10°C dhe të ajroset pak para konsumit.
Përshtatet në mënyrë ideale me:
Viti: 2024
Alkooli: 13.0%
Aciditeti total: 6.4 g/L
Sheqerna reduktues: < 1 g/L
SO₂ total: 112 mg/L